Bulqizë/ Mister vdekjet nga helmimi, nëna dhe dy fëmijët e saj përcillen sot në banesën e fundit

15/02/2020 12:36

Nuk ka ende një shkak zyrtar për vdekjen tragjike të 3 pjesëtarëve të familjes Tolaj në Bulqizë. Pas vdekjes së nënës dhe dy fëmijëve të saj, familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa trupat e viktimave nuk janë marrë ende nga morgu.

I zoti i shtëpisë, që humbi dy fëmijët dhe bashkëshorten është kthyer nga Greqia ku punonte si emigrant. Familjarët e tjerë të familjes Tolaj kanë pohuar se në dhomën ku u gjetën viktimat nuk ka pasur as bombol gazi dhe as mangall për ngrohje. Sipas tyre në tavolinë është gjetur një pjatë me super dhe disa ushqime të tjera për të cilat janë marrë mostrat për t’u analizuar.

Tre pjesëtarë të familjes Tolaj, nëna 45-vjeçare, Rajmonda dhe dy fëmijët Rudina dhe Fatjoni, u gjetën të vdekur në banesën e tyre. Fillimisht u dyshua se shkak i vdekjes së tyre ishte nga helmimi me gaz por më pas dyshimi kryesor lidhet me helmimin nga ushqimi. E vetmja e mbijetuar e familjes është vajza 16-vjeçare e cila është nën kujdesin e mjekësve në spitalin e traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA