Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për shkak se akuzohen për drogë dhe prostitucion. Sipas medieve italiane dy shqiptarët janë kapur mëngjesin e djeshëm në Brenner, ndërsa thuhet se ata kishin ardhur me tren nga Mynihu i Gjermanisë në Bolonja.

Sapo janë pikasur nga polica ata janë mundur që të shpëtojnë duke u shtirur sikur po flenë gjumë por më pas policia i ka kapur dhe ka vërejtur se të dy kishin precedent penale të mëparshme.

Njëri prej tyre u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge si dhe i përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ndërsa i dyti, një 31-vjeçar, që mbante disa emra  u arrestua pasi kishte një urdhër ndalimi nga Gjykata e Bolonjës.

Ai kërkohej për disa krime të kryera në Itali para vitit 2013, për të cilët ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg si dhe me një gjobë 20,000 euro.

Pas njoftimit të masave të sigurisë, njëri u arrestua dhe u dërgua në burg në Bolzano, tjetri iu dorëzua policisë austriake.

Top Channel