Mbi tragjedinë e Bulqizës, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, humbën jetën nëna dhe dy fëmijët, teksa vajza tjetër është në gjendje të rëndë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore”, shkroi Basha në Twitter.

Ngjarja ka ndodhur në familjen e Ylber Tolanës, në fshatin Guri, në njësinë administrative Ostren. Viktimat ishin nëna R.T, rreth 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj vajza dhe djali, 18 dhe 15 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA