Një tragjedi e rëndë ndodhi paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës.
Nëna 45-vjeçare Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy fëmijët, vajzën 22-vjeçare Rudinën dhe Fatjonin djalin 15 vjeç, të gjithë të helmuar siç dyshohet nga një rrjedhje gazi prej bombolës që kishin në shtëpi.
Vajza tjetër 19-vjeçare e familjes u transportua me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Kryefamiljari Ylber Tola nuk ndodhej në shtëpi sepse është emigrant në Greqi.
Bulqizë / Informacion paraprak
Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel