Mister tragjedia e Bulqizës! Humbën jetën nëna dhe dy fëmijët/ Versioni tjetër, helmim nga ushqimi
14/02/2020 15:48
Teksa paraditja e sotme u shoqërua me një tragjedi të rëndë në fshatin Gurrë të Bulqizës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët, si dhe mbeti në gjendje të rëndë vajza tjetër, ende nuk dihet saktësisht shkaku i vdekjes.
Fillimisht u raportua se viktimat u asfiksuan dhe ndërruan jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola, saktësisht e ndjera Rajmonda Tola 45 vjeç, 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni, djalin 15 vjeç.
Një version i dytë, i mundshëm i ndarjes nga jeta të tre familjarëve, i cili po merret nën shqyrtim është helmimi nga ushqimi. Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se janë marrë mostrat e ushqimit për të bërë analizat përkatëse.
Do jetë ekspertiza ajo që do të zbulojë shkakun e vërtetë.
Top Channel