Meta shkon në spitalin e Traumës për të parë gjendjen e të mbijetuarës nga tragjedia në Bulqizë
14/02/2020 18:27
Presidenti i vendit Ilir Meta mbrëmjen e sotme do të shkojë në Spitalin Universitar të Traumës (Spitali Ushtarak), për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të vajzës së mitur Merita Tola, e cila i mbijetoi tragjedisë në Ostren të Bulqizës dhe është duke marrë ndihmën mjekësore.
Gjatë ditës së sotme në Ostren të Bulqizës humbën jetën nga helmimi Rajmonda Tola 45 vjeç, vajza e saj 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni, djalin 15 vjeç.
Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se janë marrë mostrat e ushqimit për të bërë analizat përkatëse, ndërsa nuk përjashtohet se helmimi i tre familjarëve Tola të ketë ardhur edhe nga gazi.
Top Channel