Sot është Dita Botërore e Radios dhe natyrisht dita kushtuar fuqisë së fjalës dhe pushtetit që ajo mbart. Me zhvillimin e teknologjisë edhe mjetet e komunikimit masiv janë zgjeruar, megjithatë shumica prej shqiptarëve kujtojnë Radion Iliria, që ishte prezante kudo. Që nga plazhi e deri në përditshmëri, njerëzit e mbanin si të shenjtë pranë vetes një radio.
Më 14 shkurt, , Top Albania Radio feston ditëlindjen dhe ne shfrytëzojmë këtë ditë botërore të radios, një ditë para ditëlindjes së saj për t’i uruar jetë sa më të gjatë, jo vetëm Top Albania Radios, por fuqisë dhe magjisë të mikrofonit radiofonik.
Në këtë ditë ministrja e kulturës Elva Margariti mblodhi bashkë gazetarë të vjetër të Radio Tiranës, për të sjellë në këtë muaj kujtese edhe njëherë magjinë e tingullit “Ju flet Tirana”. Zamira Koleci, kujton në fjalën e saj edhe eksperiencën në 100 MHZ, Top Albania Radio.
Zamira Koleci
Nga Radio Tirana shkova në TAR. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte. Nuk dija të punoja në një kompjuter. Ishte viti 1998. Dhe çdo gjë e filluam nga e para. Mendoj që pata një fat që kishim një drejtor italian aty. Të paktën ai kishte njëlloj konceptimi për lajmet ndryshe nga ne dhe tha; unë dua lajme shkurt. Nëpër lokale më thonin: Flash në 100 MHZ. Ishte bërë slogan sigla e lajmeve tona. Pastaj u rrit. Nga një njeri shkuam 10 veta. Nga vetëm lajme, filluam të jepnin edhe sinkrona. Me një fjalë kaloi në një stad tjetër Top Albania Radio.
Xhelil Aliu kujton eksperiencën e një jete në radio me radioreportazhe, radiokroniak e programe. Zëri i toj është I fiksuar ne mijëra dokumentarë. Ai kujton magjinë me të cilën shihej radio.
Xhelil Halili
Ishte pasuri e madhe për ato familje që kishin një aparat radioje. Nëpërmjet asaj merrnin kontakt me botën. Me vendin, çfarë ndodhte jashtë dhe brenda vendit. Unë kam lindur në një fshat të Tepelenës. Fshatarët mblidheshin aty tek vatra e kulturës ku ushtonte zëri i Aki Bejlerit ose I Vera Zhejit dhe shkonin mbrapa radios të shihnin ku është ai që flet atje. Deri këtu shkonte marrëdhënia jonë me radion.
Spiro Konduri dhe Rezarta Reçi rrëfyen vitet e tyre në radio dhe ndikimin e saj edhe jashtë kufijve. Kjo ishte një ditë kujtese edhe për zëra të tjera ikonë të radios.
Top Channel