
Gara “Hill Climb-Trofeu Skënderbeu 2025” në Krujë, edicionin e 10-të të garës ndërkombëtare e fiton hungarezi Laszlo Szasz
07/07 20:36
Eliminimi në Kupën e Shqipërisë nga Besëlidhja ka lënë pasoja te Partizani, që përveç turpit që doli jashtë nga kompeticionit nga një skuadër e Kategorisë së Parë duhet të bëjë llogaritë edhe pa mbrojtësin rumun Deian Boldor.
Shtatlarti i prapavijës së Partizanit u dëmtua 10 minuta përpara fundit në sfidën ndaj lezhjanëve duke i lënë të kuqtë me një lojtar më pak në fushë pasi Adolfo Sormani i kishte kryer të treja zëvendësimet. Boldor shqetësimin e kishte në kavilje dhe gjasat janë që të mos jetë diçka e lehtë, pasi u pa të dilte nga fusha me ndihmën e stafit. Shenjat e para nuk duken pozitive, por diagnoza e saktë do të zbulohet pas një kontrolli të specializuar.
Top Channel