Gazetarja ‘lë nam’ qesh me lot teksa njoftonte rritjen e pensioneve

13/02/2020 21:54

Një prezantuese e televizionit shtetëror rus “ndezi” internetin pasi u shfaq duke qeshur, teksa po përpiqej të informonte shikuesit në lidhje me rritjen e re të pensioneve që qeveria kishte bërë kundrejt njerëzve me nevoja sociale.

Aleksandra Novikova nuk arrinte ta përmbante veten në momentin që po lexonte mbi përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës, të cilët do të merrnin 1,500 rubla (21 eruo), ku 900 rubla mund të shpenzohen për ilaçe, ndërsa pjesa e mbetur e parave për nevoja të tjera modeste.

Fillimisht Aleksandra fliste me një ton të qetë dhe miqësor, por në momentin që në tekst duhet të lexonte në lidhje me kostot e udhëtimit ndërkombëtar, aty nuk e përmbajti veten. Në këtë moment prezantuesja doli nga “veshja” e profesionistit dhe filloi të qeshte me sa fuqi të kishte për më shumë se një minutë, megjithëse u përpoq që të qetësohej dhe gjithçka të kthehej në normalitet.

“Unë u përpoqa, ju e dëgjuat”, tha prezantuesja në një moment, për t’i kërkuar në këtë mënyrë falje shikuesve. “Asgjë nuk ka qenë duke u transmetuar drejtpërdrejtë”, dëgjohet duke thënë Aleksandra më pas.

Mediat e huaja shkruajnë se video nuk është publikuar në televizion apo në internet në momentin që ka ndodhur, por është bërë virale disa kohë më pas nga portali info24.

FOTO GALERI
7/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA