Pas disa minutash në derbin ndaj Milanit, Christian Eriksen e nisi nga stoli edhe sfidën e mbrëmshme ndaj Napolit, teksa u aktivizua në minutën e 22-të të pjesës së dytë dhe luajti një total prej 27 minutash bashkë me shtesën.
Futja në fushë e danezit “zgjoi” manovrën sulmuese të zikaltërve, që u bë më e shpejtë dhe më e paparashikueshme, ndërsa vetë Eriksen tentoi dy herë me goditje të rrezikshme nga distanca dhe shërbeu një pasim të bukur për Sanchez.
Kaq ka mjaftuar që danezi t’i çojë sinjale të qarta Contes së është gati për të luajtur nga minuta e parë, ndërsa pritshmëritë janë që në sfidën e të dielës në mbrëmje në “Olimpico” ndaj Lazios, Eriksen të startojë nga minuta e parë.
Vetë Conte foli me superlativa për fantazistin në përfundim të ndeshjes me Napolin, ndërsa shtoi se nuk e ka aktivizuar nga minuta e parë, pasi kishte nevojë të rigjejë ritmin e ndeshjes, duke qenë se kishte luajtur pak në 6 muajt e fundit.
Top Channel