Një vajzë shqiptare është dënuar me 54-javë burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi është kapur me dokumente të falsifikuara. Sipas mediave angleze e reja shqiptare quhet Ina Bufi ndërsa është e moshës 22-vjeçare.
E reja është kapur nga policia kufitare në Portin e Holyhed në korrik të vitit të kaluar, ku efektivëve u ka dorëzuar fillimisht një kartë identiteti dhe një patente greke.
Por policët kufitarë kanë dyshuar dhe e kanë marrë shqiptaren për të analizuar dokumentet, të cilat më pas kanë rezultuar të falsifikuara ndërsa në të vërtetë 22-vjeçarja ishte nga Shqipëria.
Pasi u pyet nga oficerët, 22-vjeçarja ka pranuar se kishte tentuar të hynte me dokumente false dhe se ishte nga Shqipëria.
E reja para gjykatës ka thënë se ishte viktimë e “skllavërisë moderne” dhe po trafikohej në Britani, megjithatë shqiptarja është dënuar me 54-javë burgim.
Top Channel