Shtohen aksidentet në Berat-Lushnje/ Banorët: Nuk kemi ku të kalojmë për në arat tona

12/02/2020 12:18

Aksi rrugor Lushnje-Berat, i ndërtuar ne vitin 2015, gjithnjë e më shumë po bëhet burim aksidentesh. Ky segment rrugor shtrihet mes zonave të banuara, dhe mungesa e mbikalimeve, bëhet precedent për aksident, gjatë kalimit të fermerëve drejt tokave të tyre bujqësore përreth zonës.

Sipas banorëve, për të shkuar në tokat e tyre bujqësore e kanë të paevitueshme kalimin e rrugës.

Përveç mungesës së rrugës dytësore apo mbikalimeve, aksi rrugor Lushnje-Berat paraqet rrezik edhe për drejtuesit e mjeteve. Në gjatësinë prej rreth 6 km ky segmente ka disa pika të errëta, ku shpeshherë makinat kanë dalë nga rruga. Sinjalistika e shtuar në këtë segment është e domosdoshme, për të evituar aksidentet me pasoja fatale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA