Humbën këmbët pa njohur njëri-tjetrin, historia e dashurisë që festohet çdo Shën Valentin

12/02/2020 19:00

Sot në “Ftesë në 5” u trajtua historia e dashurisë mes Dorit dhe Valit, që gjetën njëri-tjetrin atëherë kur të gjitha shpresat kishin humbur.

Vali, vajza nga Lezha që humbi njërën këmbë kur ishte ende një vjeç e gjysmë e Dori, djali sportiv nga Elbasani që pësoi të njëjtën humbje për shkak të një aksidenti në moshën 6 vjeçare, u njohën pas shumë vitesh në një mënyrë tejet të veçantë.

Teksa ata merrnin pjesë në aktivitetet që organizonte kisha, një prej Motrave kishte parë portretet e tyre bashkë, duke u bërë kështu shkak i njohjes dhe bashkimit të tyre.

Propozimi i parë erdhi në ditën e Shën Valentinit, e meqë nuk jemi larg kësaj dite, Dori nxitoi ta bënte dhuratën e parë në studion e “Ftesë në 5”

“Një varëse me diamant për diamantin e tij”, këto ishin fjalët e Dorit, i cili prej momentit të parë të takimit e deri tani e konsideron të shoqen si gurin më të çmuar të jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA