Edhe në Korçë shifrat e të prekurve nga virozat janë rritur ndjeshëm. Më të ndjeshëm ndaj virozave mbeten fëmijët të cilët i janë drejtuar shërbimit spitalor për t’u trajtuar. 100 – 150  raste të prekura nga gjendje gripale  raportohen nga pediatria çdo ditë ndërkohë që sipas mjekëve gjate fundjavës ky fluks rritet. 

Sipas të dhënave fëmijët jo pak herë e kanë pasur të domosdoshme shtrimin në spital për shkak të gjendjes së rënduar ndërkohë që ata nuk kursejnë këshillat për prindërit sidomos shmangien e ambienteve kolektive.

Mesatarisht 6-7 fëmijë shtrohen çdo ditë në spital për të marrë kujdesin e stafit mjekësor.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA