Kushdo që ka udhëtuar me sistemin e metrosë në Londër, do ti njohë ata- një mi i vogël i zi, që vrapon përgjatë platformave dhe në binarë.
Sam Rowley, u mahnit aq shumë nga këta brejtës nëntokësorë, sa që kaloi një javë në metro, në përpjekje për ti fotografuar ata. Dhe një natë, ai fiksoi imazhin e dy prej tyre, që përlesheshin për një thërrime ushqim që i kishte rënë një pasagjeri. E kjo i dha atij çmimin e parë për fotografitë e kafshëve, në konkursin LUMIX People’s Choice Award. Fansave të kompeticionit të njohur, iu kërkua të votonin për disa imazhe dhe Sam Rowley mori plot 28 mijë vota.
Kishte edhe të tjera fotografi, të votuara shumë në kompeticion.
Mes tyre ajo e një orangutangu të pafat të mërzitur për performancën e tij, një foto framatike e një nëne dhe një bebeje xhaguar që përballeshin me një anakondë, një portret i një roje parku dhe një rinoceronti të zi bebe, për të cilin po kujdesej, dhe një grup drerësh të bardhë arktiku, të fotografuar në borë.
Top Channel