Basha: Biznesi i vogël, një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD
12/02/2020 18:18
Kreu PD, Lulzim Basha vazhdon vizitat e tij me qytetarët.
Sot ai ishte në një servis makinash, ku takoi Nikun, ku siç thotë Basha e “ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave”.
Statusi i plotë
Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.
Top Channel