Aksidenti i shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Drashovic-Pëshkëpi, në Vlorë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja në njerëz.
Fillimisht janë përplasur 2 automjete, njëra tip benz me targa AA502VC dhe një tjetër tip volsvagen me targa AA827VP, fill pas përplasjes së tyre është përfshirë në aksident edhe një tjetër makinë tip toyota me targa AA909SK.
Në këtë aksident automobilistik janë lënduar 3 anëtarë të një familje që udhëtonin me makinën tip benz, shoferi i makinës tip volsvagen dhe personi tjetër i lënduar lehtë është drejtuesi i makinës toyota.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave. Personat janë transportuar drejt spitalit të Vlorës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Top Channel