Zyrtare/ Vllaznia nënshkruan me një portier nga Maqedonia e Veriut

11/02/2020 12:24

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar sot se ka arritur akordin me portierin nga Maqedonia e Veriut, Andreja Efremov, i cili do të jetë pjesë e shkodranëve deri në fund të këtij sezoni.

Gardiani 27-vjeçar është federuar në listën e skuadrës B dhe sipas rregullores së FSHF-së, mund të luajë me skuadrën e parë menjëherë pasi të ketë debutuar me Vllazninë B.

Efremov ka një eksperiencë të madhe në kampionatin maqedonas, pasi më herët ka veshur fanellat e skuadrave si Renova, Rabotnicki, Metalurg Skopje, etj., ndërsa ka provuar edhe përvoja jashtë vendit, si me portugezët e Famalicaos dhe bullgarët e Lokomotivës së Sofies.

Kujtojmë që të premten Vllaznia u mposht nga Tirana pas një pasigurie të portierit të ri Alen Sherri, gjë që e evidentoi edhe trajneri Jonuz pas ndeshjes, ndërsa tani ky i fundit do të ketë në dispozicion edhe një portier me eksperiencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA