“Nuk e di a jam më një demokrat”, Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin
Të paktën 30 persona, duke përfshirë këtu një grua shtatzënë dhe një fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm militant në Nigeri, shprehet zëdhënësi i guvernatorit për CNN.
Sulmi ndodhi në fshatin Auno, 20 kilometra larg kryeqytetit Maiduguri, paraditen e të dielës që lam pas.
Ata i vunë zjarrin 18 automjeteve, përfshirë disa kamionëve të ngarkuar me produkte ushqimore dhe mallra të tjera. Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan trupa njerëzish të shtrirë përkrah automjeteve të djegura.
Shehu Tanko, një prej banorëve, tha për CNN se trupat e një gruaje shtatzënë dhe foshnjës së saj ishin midis atyre që humbën jetën në këtë masakër.

“Ata i vunë zjarrin çdo gjëje. Zjarri vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Ne jemi ende në kërkim të njerëzve përreth”, tha Tanko.
Sulmi i dyshuar i Boko Haramit mori jetën e 30 personave dhe mbetën të plagosur disa persona të tjerë, por askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësin për këtë sulm. Militantët e Boko Haramit kanë një dekadë të tërë që djegin fshatra, sulmojnë pikat ushtarake dhe rrëmbejnë banorët, mes pretendimeve të përsëritura nga qeveria se ata janë mposhtur.
Top Channel