Një stuhi e fuqishme po godet pjesët e Evropës veri-perëndimore me reshje të mëdha shiu dhe erë të fortë .

Stuhia Ciara – e njohur si Sabine në Gjermani dhe Zvicër dhe Elsa në Norvegji – ka bërë që qindra fluturime të anulohen në Gjermani, Francë, Belgjikë, Hollandë dhe Angli.

Qasja në zonat e ekspozuara siç janë parqet dhe vijat bregdetare është e kufizuar dhe shoferet janë paralajmëruar të kujdesen pasi moti vazhdon të shkaktojë ndërprerje të rëndë të udhëtimit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel