Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës, ja sa ishte magnituda
Teksa vazhdojnë kërkimet për 67 emigrantë të zhdukur në det, autoritet spanjolle kanë bërë të mundur shpëtimin e 119 jetëve të tjera.
Një zëdhënëse e agjencisë për shpëtim deklaroi se operacioni i kërkimit për një anije të zhdukur pranë brigjeve të Marokut ka rifilluar me një anije dhe një aeroplan.
Një organizatë bamirëse i njoftoi autoritetet spanjolle të hënën se një anije me 67 persona është nisur nga brigjet e Marokut drejt Spanjës. Në mesin e tyre ishin 49 burra, 13 gra dhe 5 fëmijë, shkruan “Associated Press”.
Të hënën, ekipet e shpëtimit i gjetën edhe dy barka të tjera, njëra me 60 e tjetra me 59 imigrantë nga Afrika. Ata u dërguan në Malaga dhe të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Refugjatët afrikanë po ikin nga vendet e tyre për shkak të varfërisë dhe dhunës, ndërsa po e synojnë Evropën përmes lundrimeve të rrezikshme me barka që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë dhe që shpesh janë të mbingarkuara me njerëz.
Top Channel