Rej Manajt i ‘buzëqesh’ fati, sulmuesi i Barcelonës 6 muaj larg fushave

11/02/2020 18:36

Rej Manaj është transferuar nga skuadra e Albacetes që luan në kategorinë e dytë spanjolle për tek Barcelona me idenë që të luante me ekipin e të rinjve në kategorinë e tretë.

Drejtuesit e Barçës huazuar disa lojtarë të sulmit për në ekipe të tjera, por nuk kishin parashikuar dëmtimet e Suarez dhe Dembele, ku ky i fundit do të mungojë të paktën gjashtë muaj.

Rei deri më tani është thirrur në ekipin e parë disa herë për tu stërvitur, dhe është i vetmi sulmues ‘9’ që Barcelona ka.

Duke parë dëmtimet dhe përfshirjen e tij në listën ‘A’ të Champions, sulmuesit lushnjar duket se i ka buzëqeshur fati dhe do të ketë mundësinë që të luajë me Barcelonën.

Në ndeshjen e fundit Barcelona përdori Vidal si sulmues fallco.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA