Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh do të përdoren 2 kilogramë eksploziv që do të vendoset në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e tij.

Shpërthimi do të kryhet rreth orës 13.00.

Objekti ka rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe është shpallur i rrezikshëm.

Top Channel