Ish ministri i Puneve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në lidhje me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë që është realizuar vitin e kaluar.
Ndërkohë Pacolli është shprehur se personat që kanë përfshirë emrin e tij në këtë çështje janë persona me qëllime të këqija. Sipas Pacollit gjatë kohës ku ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme nuk është lëshuar asnjëherë leje për transferimin apo shitjen e gazit lotsjellës.
Pacolli lakimin e emrit të tij e ka quajtur një shpifje. Ai shprehet me pas se do të marrë masa ligjore për të gjithë përgjegjësit.
“Kam ndjekur diskutimet për çështjen e transferimit të gazit lotësjellës nga Policia e Kosovës në Shqipëri. Njerëzit me qëllim të keq kanë lakuar emrin tim në këtë çështje dhe dua ta bëj të qartë një gjë.
Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit tim nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër. Ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun gabimisht kanë zgjedhur një çështje që është e rreme si teme.
Çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotësjellës në Shqipëri ndërsa isha ministër është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv. Është e qartë se një keqinformim i tillë motivohet nga dikush që dëshiron të çoroditet politikisht dhe synon vetëm ta dëmtojë emrin tim. Të gjithë ata që kanë diçka të ndajnë provat ose të mos shpifin. Unë do të kërkoj marrjën e masave ligjore kundër të gjithë atyre që gënjejnë, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre publike.” shkruan Behgjet Pacolli.
Top Channel