Çdo vit, dhjetëra e mijëra turistë i drejtohen festivalit të dëborës në qytetin japonez Sapporo, ku mahniten pas rreth 200 skulpturash gjigante akulli.

Por këtë vit, ka një problem: nuk ka borë. Me temperatura të larta, organizatorët e festivalit fajësojnë ndryshimet e klimës ndërsa janë detyruar të sjellin borë me kamionë nga qytete të largëta për skulpturat e famshme në mesin e një krize të padëgjuar më parë.

Mungesa e borës është e paprecedentë – thonë organizatorët e eventit që normalisht shfrytëzon 30 mijë tonë borë për skulpturat që sjellin imazhe nga më të ndryshmet. Ata u detyruan ta sillnin borën nga vende ku nuk kishin qenë kurrë më parë, si psh nga niseko, një qytet 60 km larg Saporos, i famshëm për pistat e tij të skijimit. Një tjetër vështirësi përbën edhe fakti se për skulpturat nevojitet borë e pastër. Mungesa e reshjeve të borës në Japoni këtë vit, ka detyruar shumë resorte skiimi të mbyllin pistat. Sipas weathernews, një e katërta e 400 resorteve të vëzhguara, nuk kanë qenë në gjendje të hapen. Ka patur një efekt zinxhir edhe në një nga atraksionet më të mëdha të festivalit të borës, një rrëshqitëse 100 metra e gjatë dhe 10 metra e lartë, që mungesa e borës bëri që të ndërtohej me përmasa të reduktuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA