Eja ne Alpe një thirrje e pastër apo një tregues i bukurive natyrore te Shqipërisë.

Alket Islami i cili padyshim mund te këtë shijuar pamjet me te bukura te Shqipërisë kjo për shkak te pasionit te tij e tregon me qarte se kushdo tjetër se kujt ky libër me i fundit nga ai i bën thirrje për te vizituar alpet e vendit tone.

“Kjo është një thirrje për të gjithë ata të cilët duhet të vlerësojnë bukuritë e vendit tonë të cilat janë të shumta. Padyshim që qëllimi kryesor është të afrojmë sa më shumë turistë dhe qëllimi i librit “Eja në alpe” është pikërisht ky, të bindi ata se Shqipëria ka vërtet shumë bukuri natyrore, te cilat parë nga lart siç i shoh unë janë fantastike’’, shprehet Alket Islami.

Ne vijim për Top Channel gjate promovimit te librit Alket Islami dha me tepër informacion se çfarë do te gjeje lexuesi ne librin e tij teksa nuk nguroi te pranoj qe pasi ta lexojnë këtë libër padyshim dëshira për të parë me sy e për te shijuar ato pamje do te shtohet.

“Besoj se ka më shumë se 150 foto në libër veç thirrjeve për të shijuar mrekullinë e natyrës. Mendoj që pasi të lexojnë librin jo vetëm turistët por edhe vetë shqiptarët që nuk i kanë vizituar ende alpet tona do i shohin ato me një sy tjetër”,shton ai.

Ne promovimin e librit nuk mungoi kryetari i bashkise Erion Veliaj i cili veç urimeve tradicionale nuk nguroi te pranonte se ky event ishte i fundit i realizuar ne Tirane përpara se kryeqyteti te festonte 100 vjetorin dhe sipas tij ishte mbyllja me e mire qe mund ti behej Tiranes përpara ditëlindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA