Kosova mund t’ju kthehet protestave pas heqjes së masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Për ta parandaluar këtë vendim të Qeverisë Kurti, partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se do të shfrytëzojnë çdo mjet demokratik.
Deputeti, Pal Lekaj këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të grupit parlamentar.
AAK-ja thotë se Kosova nuk ka instrumente politike për të zbatuar reciprocitet ndaj Serbisë.
Ata kanë treguar se do të nisin mbledhjen e mbi 40 nënshkrimeve të deputeteve, të nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.
Përfaqësuesi amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka ripërsëritur gjatë së martës kërkesën për heqjen e taksës, duke thënë se “tarifat duhet të hiqen në mënyrë që të ketë investime, e ky është thelbi”.
Ky vendim pritet të jetë vendimi i parë i Qeverisë Kurti, por të zëvendësohet me reciprocitet.
Top Channel