Studimi: Numri i vdekjeve në Vuhan mes pacientëve të shtruar koronavirus arrin në 20 %

10/02/2020 16:56

Llogaritjet e fundit tregojnë se numri i viktimave nga pacientët me koronavirusin e ri në epiqendrën e tij ka arritur në 20 për qind.

Studiuesit e Imperial College në Londër thonë se numri total i vdekjeve është shumë më i ulët, rreth 1 për qind, pasi vetëm rastet më të rënda të sëmundjes po testohen në Kinë.

Studimi llogariste rastet e vdekjeve për pacientët e diagnostikuar me virusin në Vuhan, por paralajmëron se shifra ka një masë të lartë paqartësie.

Sipas shifrave të fundit më shumë se 40 000 janë infektuar me sëmundjen në të gjithë botën dhe më shumë se 900 kanë vdekur.

Në Kinë për sëmundjen po testohen vetëm rastet me pneumoni prandaj dhe përqindja e vdekjeve është më e lartë.

Imperial College llogarit se 1.3 për qind e popullsisë së Vuhan ishte infektuar me sëmundjen deri në 31 janar, dhe se vetëm 1 në 19 prej tyr ep testohen për sëmundjen. ata bëjnë thirrje për testimin e rasteve më të buta të simptomave për të dhënë një përqindje më të saktë të rasteve të vdekjes.

Top Channel