Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e një personi në Durrës gjatë mbrëmjes së sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 20:30 në lagjen Nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar, ka hyrë për të vjedhur në banesën e R.T.

Po ky i fundit ka pikasur grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë. Në këtë moment grabitësi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të zotin e shtëpisë duke e plagosur në këmbë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Për pasojë 42-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.

Tentativa për grabitje në banesën e 42-vjeçarit në plazh, lagjen 13, vjen pas grabitjes që ndodhi në fundjavë në një filial të institucionit financiar kredidhënie në lagjen 12 të Durrësit. Në të dyja rastet grabitësit nuk janë zbuluar e kapur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA