Qyteti australian Sydney, është ndeshur me një fenomen jo të shpeshtë për të, qytetin e ka përfshirë një shi i furishëm i cilësuar nga meteorologët si më i madhi për këto 30 vitet e fundit, ku si pasojë ka sjellë përmbytje të mëdha, por gjithashtu ka shuar dhe dy vatra masive zjarri në Uellsin e Ri Jugor.
Agjencia e motit në Australi tha se rreth 391.6 mm shi ka rënë në katër ditët e fundit në Sydney, tre herë më shumë se reshjet mesatare që kanë rënë gjatë muajit shkurt në vitet e kaluara. Rreth 100,000 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve, po ashtu zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet janë në një shkallë të dendur, deri në atë masë sa mund të marrë edhe jetë njerëzish. Nga krahu tjetër reshje kanë ndikuar pozitivisht në shuarjen e 17 vatra zjarresh, që e kanë përfshirë kontinentin australian që nga fillimi i tetorit që lamë pas.
Byroja e Meteorologjisë paralajmëroi se zonat e prekura nga zjarret tash janë edhe më të rrezikuara nga vërshimet dhe uji i tyre mund të sjellë mbetje të shumta. Shumë njerëz kanë festuar pas reshjeve të shiut duke i publikuar pamjet në rrjetet sociale.
Top Channel