Realiteti virtual mund edhe të bëjë mrekulli. Nuk ka dhimbje më të madhe në botë se sa humbja e një personi të dashur, përfshirë fëmijën, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vogëlushe të mahnitshme 7 vjeçare, e quajtur Nayeon, që humbi jetën pas një sëmundjeje të pa kurueshme.
Nëna e saj, Jang, ka mundur ta përqafojë atë sërish, tre vite më pas, falë një palë syzeve VE, brenda një ambjenti digjital të krijuar për dokumentarin “Munda të të ritakoja” të një televizioni koreano-jugor Munhwa Broadcsting.
Përballë mallëngjimit të të atit dhe vëllezërve, Nayeon, u materializua në formën e saj digjitale para syve mosbesues të të ëmës, që kaloi me të një ditë të tërë, duke mundur madje edhe të fryjë me të qirinjtë për ditëlindjen e saj, brenda një skenari që ngjasonte me parajsën në tokë. Nëna ka mundur ta shohë të bijën të buzëqeshur, të flasë me të, në një epilog të ngarkuar me emocione dhe lot, ku vogëlushja i jep të ëmës një lule të bardhë dhe më pas e zë gjumi pranë saj, duke çliruar nga kraharori flutura të bardha.
E kështu, teknologjia hap dyert për një dimension të ri, të pa eksploruar; atë në të cilin një udhëtim i thjeshtë virtual, mbush zbrazëtinë e pangushëllueshme që ka shkaktuar humbja e një personi të dashur, duke rikrijuar një kënd të vogël lumturie, në të cilin ne të vdekshmit, mundemi akoma ti tregojmë të dashurve tanë, atë që nuk kemi mundur të dëshmojmë.
Top Channel