Operacion me policinë kundër grupit të strukturuar kriminal, SPAK: Kërkohet ekzekutimi i masave ndaj disa personave për trafik droge dhe pastrim parash
Një zjarr ka përshirë një pallat në Bilisht të Korçës. Burime për Top Channel kanë bërë të ditur se flakët kanë përfshirë ambientet e një banese në katin e fundit të pallatit duke rrezikuar seriozisht banorët që jetojnë aty.
Zjarri ka rënë fillimisht në çatinë e pallatit ndërsa më pas është përhapur në njërin nga apartamentet e katiti të fundit të pallatit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Këto të fundit po punojnë për të shuar flakët ndërkohë që kanë kërkuar edhe përforcime nga zjarrfikësit e Korçës dhe të Pogradecit.
Top Channel