Me anë të një njoftimi zyrtar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të shtoj masat për të luftuar parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke u shprehur se ajo paraqet një “kërcënim serioz dhe i pashmangshëm” për shëndetin publik.
Me masat e reja, të prekurit nga epidemia vdekjeprurëse do të karantinoren me forcë ose do të dërgohen në izolim dhe nuk do të jenë të lirë deri sa ata të kurohen plotësisht. Sidoqoftë, niveli aktual i kërcënimit i njoftuar nga Shëndeti Publik në Angli muajin e kaluar mbetet “i moderuar” (ekspertet shpjegojnë që ky term i atribuohet vendeve që rrezikshmërinë e kanë në një shkallë të mesme, pra nuk janë të prekur drejtpërsëdrejti).
Deri më tani numërohen më shumë se 40,000 mijë persona të prekur nga koronaviurisi, në të gjithë botën, me Kinën që regjistron numrin më të madh të të prekurve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë deri më tani është 908, por kjo shifër është në rritje. Me anë të një deklarate Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock tha se Spitali Arrowe Park, në Wirral, dhe qendra e konferencave të Kents Hill Park, në Milton Keynes, janë caktuar si zona karantinore.
Ndërsa një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë tha: “Ne jemi duke forcuar rregulloret tona që të mund t’i mbajmë individët në izolim për sigurinë e tyre, nëse profesionistët e shëndetit publik konsiderojnë se individë të caktuar mund të jenë në rrezik të përhapjes së virusit ndaj qytetarëve të tjerë. Kjo masë më duket e drejtë dhe do ta bëjë më të lehtë punën e profesionistëve të shëndetit, që të ndihmojnë në mbajtjen e njerëzve në kontroll në të gjithë vendin”, u shpreh zëdhënësi.
Top Channel