Gruaja filmon veten duke përdhunuar 14 vjeçarin, më pas e detyron të shpërndajë drogë

10/02/2020 21:25

Një femër pedofile ka filmuar veten duke përdhunuar një djalë 14 vjeçar dhe më pas e detyroi atë të shesë droga e të miqësohet me gangsterët, njoftonte policia amerikane pas arrestimit së saj.

Irabelis Carrazana, 22, raportohet se nisi ngacmimet ndaj të riut prej vitit të kaluar kur ai ishte 14 vjeç, re vjet më i vogël se mosha e pranimit të marrëdhënieve seksuale në SHBA.

Por Carrazana e manipuloi atë dhe ka regjistruar ilegalisht takimet e tyre seksuale, ndërsa më pas e ka detyruar atë të shesë drogat e saj dhe e ka ekspozuar ndaj aktivitetit të bandave. Sipas raportimeve ajo ka përdorur videot për t’i bërë të miturit shantazh për të zbatuar urdhrat e saj.

Gjatë marrjes në pyetje femra perverse pranoi të kishte në celularin e saj video duke abuzuar me viktimën . E përditshmja Miami Herald thotë se ajo ‘e instruktoi viktimën të shiste narkotikë për llogari të një personi të panjohur dhe e detyroi të mblidhte paratë nga blerësi i lëndëve narkotike’.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel