Europianin e ëndërroja kuq e zi/ Rrahmani: Verona si Lazio, hap derën për shqiptarët

10/02/2020 21:42

Verona është kthyer në hirushen e kampionatit italian duke surprizuar të gjithë me rezultatet pozitive madje të shtunën e lënë pas mundën Juventusin. Në një klub ku Shqiptarët nuk mungojnë, që nga institucioni ku Dritan Dervishi ndihmon në përzgjedhjen e  futbollistëve deri ne fushë me Kumbullën dhe Rrahmanin. Ky i fundit tregon për Top Channel emocionet pas ndeshjes me Juventus.

Amir Rrahmani – Futbollist i Veronës

“Të luash ndaj këtyre klubeve është gjithmonë e vështirë. Juventus na mundi ndeshjen e parë 2-1 kështu që është pak a shumë si hakmarrje e jona”.

Në vijim Rrahmani vlerësoi faktin që në klub ai, Kumbulla dhe Dervishi  po ndihmojnë në imazhin e shqiptarëve, e ndër të tjera tregoi se objektivi i Veronës ka ndryshuar.

Amir Rrahmani – Futbollist i Veronës

“Nëse një futbollist shqiptar luan mirë atëherë ai i hap derën edhe futbollistëve të tjerë edhe Lazio siç u ka hap derën futbollistëve shqiptarë edhe këtu e kanë derën e hapur.  Vendimi ishte i Veronës sepse e kishim një objektiv të përbashkët që të qëndronim në Serie A, por tani mendoj se ky objektiv është rrit. Edhe pse ende nuk është e sigurtë mbijetesa, duke qenë se jëmi në vendin e gjashtë janë ndryshuar synimet tona”.

Në fund qendërmbrojtësi nuk mund të mos përmendte dhe Kosovën, përfaqësuese me të cilën ai do të luaj një ndeshje shumë të rëndësishme në muajin mars.

Amir Rrahmani – Futbollist i Veronës

“Kombëtaret e vogla e kanë ëndërr europianin  ose botërorin dhe unë ë ëndërroja me Shqipërinë por nuk u realizua, tani pres ta arrij me Kosovën.’’

/Sidorela Gjoni/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA