Durrës- Një person ka mbetur i plagosur në qytetin bregdetar të Durrësit mbrëmjen e kësaj të hëne. Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi në fjalë është plagosur pranë zonës së plazhit në Durrës.

Personi i plagosur ka marrë një plumb në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e kësaj plagosje, por ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel