Babai e njerka presin ekzekutimin për torturë vrasje të fëmijëve

10/02/2020 21:05

Katër anëtarë të një familjeje përballen me dënim me vdekje në një rast makabër të torturës dhe vrasjes së anëtarëve më të vegjël të familjes së tyre në SHBA.

Mary Frances Crocker dhe vëllai Elwyn John Crocker Jr, u gjetën të varrosur në gropa të cekëta prapa shtëpisë së tyre në Guyton, Georgia në dhjetor 2018.

Të dy ata ishin 14 vjeç kur vdiqën, thanë autoritetet. Babai i tyre Elwyn Crocker, dhe njerka Candice Crocker janë akuzuar për vrasjet, bashkë me nënën e njerkës Kimberly Wright, vëllanë e Candice Crocker dhe ish-të dashurin e saj.

Prokurorët thanë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për të katër të akuzuarit duke i akuzuar për vrasje dashakeqësie, dhunë seksuale, sulm i rëndë trupor, mizori ndaj fëmijëve dhe heqje të paligjshme lirie.

Prokurorët i quajtën vrasjet “të tmerrshme, çnjerëzore”, teksa të akuzuarit kishin ndaluar ushqimin dhe rrahje të Mary, e kishin djegur me ujë të nxehtë dhe e ksihin mbyllur në një kafaz qeni.

të njëjtin fat të tmerrshëm pati dhe vëllai i saj Elwyn Crocker.
Katërshja pret dënimin me vdekje në 19 shkurt.

Top Channel