Arian Çani tregon 2 teoritë në “Open”: Ja pse Vladimir Gjuta ndodhej pranë selisë së PS i armatosur

10/02/2020 22:15

Open nisi me batuta dhe konspiracione për arrestimin e Vladimir Gjutës, i cili u kap nga policia i armatosur pranë selisë së PS kur kryeministri Rama po drejtonte një mbledhje.

Gazetari i njohur Arian Çani hodhi dy teori për arrestimin e këtij personi, i cili është një emër i njohur për drejtësinë.

‘Po spekulojmë pak. Ka dy teori. E para është se ai personi u gjend aty në momentin e gabuar. Nu mund të bëjë dikush atentat me 120 mijë euro. Edhe teoria e dytë është, këtë e them më shaka, mund të jetë një inskenim. E shikoj të inskenuar, dikush i ka dërguar një mesazh, i ka thënë kalo aty. Kjo për të bërë shoë meqë jemi në këtë kuadrin e OFL-së’- tha Arian Çani.

Top Channel