Real Madrid fiton 4-1 me Osasuna, por Barça 3 pikë larg

09/02/2020 23:02

Reali i Madridit shkatërroi 4-1 Osasunën në transfertë në një ndeshje ku vuajti fillimisht disavantazhin me Unai Garsia, pro më pas përmbysi gjithçka. Isko dhe Ramos arritën të zhvlerësojnë euforinë e skuadrës nga Pamplona ndërsa në fraksionin e dytë Vaskez dhe Joviç e kthyen fitoren në një goleadë për kryesuesit.

Barcelona nuk e lejoi të shtohet distanca me galaktikët në krye pasi u përgjigj në transfertën e Sevijës me suksesin e vështirë por të merituar 3-2 kundër Betis. Fillimisht andaluzianët morën epërsinë me penalltinë e kthyer në Sergio Kanales por pa kaluar as 10 minuta, holandezi Frenki De Jong arriti të barazonte. Fraksioni i parë i lojës u pasurua me golat e Nabil Fekir për Betis dhe të Buske’ për formacionin blaugrana ndërsa pas pushimit, Barça e kërkoi me ngulm dhe e mori golin e fitores.

Një kërcim i fuqishëm i Lengle’ gjeti përgjigjen e dobët të portierit të Betis që rrëshqiti duke lënë sferën të shkojë në rrjetë. të dy ekipet e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak për shkak të kartonave të kuq. Barcelona mbetet e dyta me 3 pikë më pak se Reali i Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA