Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.
Pranë arkivolit të 86-vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”, teksa nderimet e fundit po përcillen me tingujt e këngës “Baresha”, të vet bilbilit të këngës shqipe.
Deri në orën 11:00 do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar pastaj me mbledhje komemorative, pastaj kortezhi me arkivolin e saj do të kalojë nga teatri deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Top Channel