Në Dropull ripërsëritet sërish skandali i nderimit të antishqiptarëve. Pas memorialit të Thimio Lolit në Kranë të Delvinës, në Dropull është ngritur bust i një tjetër antishqiptari, ai i Vasil Shahinit.
Ka qenë Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” të cilët në Facebook kanë denoncuar skandalin e radhës të grekëve në Dropull, bashki kjo që drejtohet nga Dhimitraq Toli.
“Pas denoncimit tre vite me parë të bërë nga Marin Mema si nja nga antishqiptaret me të mëdhenj, ditën e sotme Dervicani është gdhire më këtë akt vandal. TURP për një shtet që hesht dhe ku në ditën me diell behët gjithcka poshtëruese ndaj kombit tonë…” – mbyll deklaratën bërë ditën e sotme Lëvizja “Zgjohu Shqiptar”
Kujtojmë se gazetari Marin Mema në vitin 2018 tregoi se si në Kranjë të bashkisë së Finiqit ishte ndërtuar memoriali dhe nderohej Thimio Loli, një nacionalist grek. Vetëm pak dit pas emisionit të shfaqur në Top Channel, memorial i anti-shqiptarit u thye nga persona ende të paditur, por tashmë një tjetër antishqiptarë nderohet.
“Thimio Loli, një ithtar i Vorio-Epirit, një vrasës i dokumentuar i shqiptarëve në disa periudha. Kur udhëhiqte çetën famëkeqe që sulmuan jugun dhe juglindje të vendit”, thoshte Mema në Gjurmë Shqiptare.
“Thimio Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun… Masakroi çamët në 1944 krah Zervës… Por ka një bust në Kranë të Delvinës. Një skandal i frikshëm…”, shprehje më pas gazetari.
Po kush është Vasil Shahini?
Ai njihet si themeluesi i Frontit Çlirimtar të Vorio Epirit. Kryeagjenti i Greqisë në Shqipëri që punoi për aneksimin e Jugut të Shqipërisë te Greqia.
Madje punën e tij anti-shqiptare e përmendin me krenari edhe dropullitët, të cilët në një faqe në facebook me emrin “Rinia vorioepirote”, kanë postuar videon e inagurimit të bustit.
Top Channel