Dy vendet më skeptikë ndaj zgjerimit të bllokut, Franca dhe Holanda, janë ato që po ndikojnë edhe mbi procesine  liberalizimit të vizave për Kosovën. Pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë, mendojnë se metodologjia e re për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk mund të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave në të njëjtën masë sa ndikon skepticizmi I disa shteteve anëtare, të cilat nuk janë pajtuar deri tani për futjen në agjendë të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Arbresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova tashmë i ka përmbushur kushtet e kërkuara për liberalizim dhe se metodologjia e re e Komisionit Europian, nuk mund të ndikojë në këtë proces. Sipas saj, mbetet vetëm që të binden vendet që janë bërë pengesë ndaj liberalizimit, i cili edhe sipas Visar Xhambazit nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), është  një proces I ndarë e që tashmë po shkon drejt finalizimit.

“ Tani pritet vetëm konfirmimi i vendeve anëtare dhe të procedohet më tej, sepse sipas Komisionit Europian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo lëvizje e fundit, normalisht nuk do të ketë kurrfarë ndikimi”, shprehet ai. Loxha ndërkohë tregoi se nuk pret që liberalizimi të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti. Për liberalizimin e vizave për Kosovën foli edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, gjatë vizitës së tij së fundi në Prishtinë, ku tha se “nuk mund të garantojë asgjë sepse vendimit merret nga shtetet anëtarë të bllokut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA