Kosovë/ I burgosuri ikën nga burgu, ja për çfarë ishte akuzuar
09/02/2020 22:18
Të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga burgu i Dubravës. Rastin e ka bërë të ditur, Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas tyre, i burgosuri M.K., është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. Sipas njoftimit, i burgosuri ishte dënuar me shtatë muaj për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.
Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletë-rreshtimi.
Top Channel