Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
09/02/2020 14:46
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris.
Në finale Krasniqi arriti të mposhtë italianen, Odette Giuffrida, duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë.
Krasniqi në kategorinë -52 kilogramë shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj brazilianes, Sarah Menezes.
Nora Gjakova është në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Nora u ndalë në çerekfinale nga Telma Monteiro (Portugali), ndërsa në repesazh mposhti Jessica Klimkait e Kanadasë. Kampionia e Evropës 2018 është një luftë larg të bronztës.
Top Channel