Aksion prej 2 ditësh në Vlorë, çohen në polici 3 makina luksoze
09/02/2020 11:00
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Vlorës.
Kryesisht këto kontrolle janë bërë në hyrje-daljet e qytetit, konkretisht për personat e shpallur në kërkim. Deri më tani janë çuar në polici tre automjete të shtrenjta për verifikim, ndërkohë që persona të shoqëruar nuk ka patur.
Burime për Top Channel bëjnë me dijeni se aksioni në fjalë vazhdon ende.
Top Channel