Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbasditen e së shtunës në afërsi të Korinthit 70 km në veri-perëndim të Athinës.

Sipas policisë greke, përleshja e armatosur ndodhi në kohën që një grup agjentësh të antikrimit grek, tentuan të ndalojnë një autoveturë në të cilën ndodheshin 4 persona, të dyshuar si grabitës bankash.

Policia thotë se njeri prej të dyshuarve qëlloi me armë automatike kundër policisë, e cila u përgjigj me zjarr të dendur. Mbas shkëmbimit të zjarrit që zgjati për gati 30 minuta, policia mundi të prangosë 3 shtetas shqiptare, dy prej të cilëve të plagosur ndersa ende vazhdon operacioni për gjetjen dhe arrestimin e personit të katërt.
Autoritetet thonë se bëhet fjalë për kriminele të ashpër, të cilët ishin në kërkim policor. Ata janë dënuar prej drejtësisë greke, por ishte e pa mundur deri tani arrestimi i tyre.

Të dyshuarit kanë grabitur një bankë në zonën turistike Parga dhe një tjetër banke në Kalamata ndërsa dyshohet se ata janë autorë të një serie të gjatë veprash penale të rënda.

Ndërkohë që operacioni ende vazhdon policia thotë se gjatë orëve në vazhdim do të ketë edhe një deklartë lidhur me ngjarjen. Artur Bibe

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA