Nata e tretë e Top Talent 3 duket se foli shqip përmes valleve arbëreshe, atmosferës së dasmave të jugut por edhe muzikës shqiptare. Në skenë u ngjitën 16 konkurrentë, të cilët sollën në skenë performanca të bukura, atmosferën e valleve popullore por edhe artin e rafinuar të kërcimit klasik.
Konkurrentët zgjodhën të interpretonin hite të muzikës moderne botërore, por edhe asaj shqiptare, pa harruar kategorinë prezantim dhe interpretim, ku garuesit provuan veten për herë të parë në ekran me aftësitë e tyre komunikuese ose në instrument.
Po edhe Juria solli mbrëmë lajme për publikun. Prezantuesja Oriela Nebiaj zbuloi se paneli i jurisë kishte pese vete, ndaj në këtë moment Jonida Vokshi pohoi për herë të parë publikisht lajmin e bukur të shtatzënisë së saj, i cili ishte moment mjaft emocionues.
Duket se intensiteti i talenteve te sivjetshme bëri që juria të japë shumë vendime pozitive për konkurrentët, aq sa pati edhe momente plot humor, një prej të cilave ishte kur Hervin Culi padashje shtypi butonin jeshil, në vend që të mbante të ndezur atë të kuq.
Sivjet në skenë janë ngjitur edhe të rinj që ishin pjesë e Top Talent 2, si Ebi Demollari dhe Gjergj Lico, të cilët u rikthyen në skenë duke këmbëngulur për talentin e tyre, madje ata kaluan me sukses këtë fazë, me qëllimin e vetëm, se ëndrra e tyre vazhdon.
Për herë të parë, disa anëtarë të jurisë nuk e fshehën se edhe ata kanë të preferuarit e tyre, madje nuk kanë nguruar të shkëmbejnë batuta mes tyre.
Një moment mjaft frymëzues ishte ngjitja në skenë e Safetit nga Shkodra, një djalosh me aftësi të kufizuara i cili i ka shtuar jetës se tij optimizëm falë forcës se duarve duke dhën◄ edhe një mesazh mjaft të bukur për publikun.
Top Channel