Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se me 11 shkurt në ditëlindjen e 100 të Tiranës si kryeqytet, do të organizohet një festë e madhe.

Kryebashkiaku Veliaj me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se në këtë festë për Tiranën do të jenë të ftuar këngëtarët që janë të lidhur shumë me Tiranën.

Ndër të tjera Veliaj shkruan se festa do të organizohet në sheshin “Nënë Tereza” dhe do të hapet në orën 19:00.

‘Ku ka si Tirona’. Në datën 11 shkurt, Tirona mbush 100vjet Kryeqytet! Do bëjmë një superfestë me aheng me këngëtarët më të mirë që i kanë dedikuar jetën, pasionin, zemrën, këngëve të Tironës. Ju presim te sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 7 të mbrëmjes, me dolli, me raki, me qejf, me muzikë, me familje, me kushërinj, me gjithë çfarë ju do zemra, për t’i uruar Tiranës Gëzuar Ditëlindjen.” shkruan Veliaj.

Top Channel