Tailandë, vijon situata e hapur në sulmin me 20 të vrarë në qendrën tregtare, sulmuesi reziston

08/02/2020 19:25

Policia tajlandeze po mban të rrethuar Terminalin 21 të qendrës tregtare në Nakhon, qyteti i tretë më i madh i vendit, ku ende gjendet sulmuesi që ka vrarë deri tani 20 persona dhe raportohet se mund të jetë duka mbajtur peng të tjerë, në një masakër që ka tronditur vendin.

Incidenti vijon të mbetet i hapur teksa policia dhe ushtria janë në skenë, me shumë gjasa duke negociuar për të shpetuar pengjet e mundshme.

Ndërkohë qindra njerëz janë shpëtuar nga qendra tregtare dhe në spitale janë dërguar dhjetra të plagosur.

Sulmuesi është i vetëm dhe shumicën e masakrës së tij e ka transmetuar direkt në rrjetet sociale. Vrasësi erdhi nga kazermat e ushtrisë ku nisi masakrën e tij.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA