Tailandë, arrin në 17 numri i viktimave ndërsa ushtari vrasës është ende në ndërtesë me 21 pengje

08/02/2020 17:17

Një ushtar tailandez që ka kryer një masakër të rëndë në një qendër tregtare është ende gjallë dhe po mban 21 pengje, pasi ka vrarë të paktën 17 njerëz dhe po transmeton ngjarjen direkt në rrjetet sociale.

Rreshteri Major Jakrapanth Thomma nisi masakrën e tij në kazermë duke vrarë dy kolegë dhe komandantin teksa u largua me një mjet për të vazhduar vrasjet pa diskriminim në qendrën tregtare të Korat, qytet 155 milje në verilindje të Bangkok. Thomma raportohet se hapte zjarr ndaj njerëzve dhe gjatë rrugës.

Në disa postime në Facebook ai shkruantë ‘dueht të dorëzohem’ dhe ‘askush nuk i shpëton dot vdekjes’.
Në një tjetër video sulmuesi thoshte, ‘U lodha… nuk tërheq dot më këmbëzën’.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA